Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan të shtunën nënvizoi angazhimin e Turqisë për eliminimin e terrorizmit në rajon.
Në një telefonatë me kryeministrin irakian, Mohammed Shia al-Sudani, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se Ankaraja synon të zhdukë përgjithmonë terrorizmin nga rajoni, sipas Drejtorisë së Komunikimit të Turqisë.
“Procesi ‘Turqi pa Terror’ po kryhet me shumë kujdes”, tha Erdogan, transmeton Kosovapost.net
Ai theksoi se Turqia do të vazhdojë të ndërmarrë hapa vendimtarë dhe do të mbetet vigjilente ndaj përpjekjeve për të minuar këtë proces. / Kosovapost.net



Të tjera
Ka imunoterapi të re që tkurrë tumoret
Mediet sociale, armiku i trurit tuaj
Mys, filozofia suedeze për të qenë të lumtur në shtëpi gjatë dimrit