Reperi Noizy dhe DJ i tij, Crax, u arrestuan në mesnatë gjatë performancës së tyre në një klub në Shëngjin.
Policia e Shqipërisë në një njoftim të shpërndarë në rrjete sociale bëri të ditur se dyshja do të ekstradohen në Kosovë.
Me këtë rast ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka dërguar kërkesë zyrtare Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë për ekstradimin e reperit Rigels Rajku.
Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin edhe këshilltari i ministres së Drejtësisë, Genc Nimoni.
Arrestimi i tyre në ndërkohë u finalizua nga operacioni policor i koduar ‘Fast”.

Ata u përfshinë në një përleshje me një grup tjetër javën e kaluar, pas performancës së tij në një klub nate në Pejë. Të njëjtit akuzohen për veprën ‘lëndim i rëndë trupor’.
Veç tyre, në kërkim nga Policia e Kosovës është edhe Stresi.



Të tjera
Shenja paralajmëruese të diabetit në thonjtë tuaj
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të dielën në Ferizaj
Këto ushqime ju ndihmojnë të mbroni imunitetin