Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar per ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të kreyqytetit për shkak të shembjes së një rruge në kreyqytet që e ka dëmtuar rrjetin e ujësjellësit, transmeton KosovaPost.
Sipas njoftimit , rrëshqitja e dheut ka shkaktuar dëmtime në gypat e ujësjellësit, duke bërë që furnizimi me ujë të ndërpritet përkohësisht deri në sanimin e defektit.
“Për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe dëmtimit të rrjetit të ujësjellësit, furnizimi me ujë është ndërprerë në rrugët e mëposhtme, deri në sanimin e gypit: Rruga ‘Mehmet Shpendi’, Rruga ‘Bislim Islami’, Rruga ‘Don Stjefan Kurti’, Rruga ‘Kiri’, Rruga ‘Agim Prodani’, Rruga ‘Ymer Bytyqi’, Rruga ‘Visar Thaqi’”, thuhet në njoftim.
KRU “Prishtina” ka publikuar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se rruga është dëmtuar rëndë përgjatë një segmenti të saj. Në pamje vërehen tubacione dhe instalime të tjera infrastrukturore të ekspozuara nën sipërfaqe.



Të tjera
Barcelona po i konsideron tri alternativa të lira për Julian Alvarezin, Fisnik Asllani pjesë e listës
Ushqimet që përmirësojnë tretjen për 15 minuta
Ja se kur do të mbahet takimi i nivelit të lartë Kosovë-Serbi