E ngarkuara me Punë e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka takuar ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, transmeton KosovaPost.
Në njoftimin e ambasadës, thuhet se ata kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit mes SHBA’së dhe Kosovës, si dhe, mbështetjen e qeverisjes lokale që u shërben të gjitha komuniteteve.
‘‘E Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati, u takua me ministrin Elbert Krasniqi për të diskutuar forcimin e bashkëpunimit SHBA–Kosovë dhe mbështetjen e qeverisjes lokale që u shërben të gjitha komuniteteve. Institucionet përfaqësuese dhe pjesëmarrja aktive përbëjnë themelin e stabilitetit dhe prosperitetit afatgjatë rajonal’’, ka njoftuar ambasada.



Të tjera
Përfshihet nga zj@rri tregu me shumicë në Prishtinë, intervenojnë zj@rrfikësit
Prattipati takoi Muratin, diskutuan për rritjen e investimeve në Kosovë
Kesha ‘sulmon’ Trump për përdorimin e muzikës së saj në video ushtarake