Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, në konferencë për media, pas përfundimit të procesit ka falënderuar qytetarët që kanë votuar për të në këto zgjedhje, ndërsa ka akuzuar se rezultati i arritur është si pasojë e keqpërdorimeve që janë bërë në komunë nga ana e Arben Taravarit dhe Valbon Limanit.
“Ata e keqpërdorën financat e komunës të cilat i kanë plaçkitur dhe për një javë resht ata kanë lajtur shumë para të qytetarëve të Gostivarit dhe besoj se institucionet e shtetit do të hyjnë në komunë dhe do ta vërtetojnë krimin që e ka bërë Taravari dhe e ka vazhduar Limani. Na do të vazhdojmë me aktivitetet tona dhe besoj se cdo gjë do të dale në sipërfaqe”, tha Bejta, raporton SHENJA.



Të tjera
Këta janë shkaktarët më të shpeshtë të fryrjes së këmbëve
Programi festiv në Serbi shndërrohet në shovinizëm ndaj shqiptarëve
Aspirina nuk rekomandohet për të moshuarit që s’kanë faktorë rreziku