Dybala 780x439

U kërkua nga skuadrat më të mëdha, Dybala merr vendimin për të ardhmen e tij

Paulo Dybala ka marrë më në fund vendimin për të ardhmen e tij, nëse do të mbetet te Roma ose jo.

Pas një sezoni shumë të suksesshëm në aspektin personal, sulmuesi argjentinas u vërshua nga ofertat.

Ai kishte një klauzolë të ulët largimi prej vetëm 12 milionë euro për skuadrat jashtë Serie A, derisa për transferimin e tij u interesua edhe Interi.

Manchester United, Chelsea, Atletico Madrid dhe Barcelona ishin katër skuadrat e tjera që kanë shfaqur interesim për lojtarin, por edhe ofertat nga Arabia Saudite nuk munguan.

Megjithatë lojtari nuk e ka ndërmend të largohet nga Roma dhe ai tanimë e ka marrë këtë vendim.

30-vjeçari ka marrë vendim për të qëndruar te Roma, pasi ka një marrëdhënie të shkëlqyer me trajnerin Daniele De Rossi dhe tifozët verdhekuq.

Autori i 16 golave dhe 10 asistimeve sezonin e kaluar ka kërkuar nga klubi të ndërtojnë një skuadër të fortë për ta rikthyer Romën në Ligën e Kampionëve.