Pas mbajtjes së raundit të parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor dhe pas publikimit të rezultateve të deritanishme nga KQZ, disa prej komunave pritet të kenë balotazh.
Në mesin e këtyre komunave është edhe Peja ku në raundin e dytë do të përballen Gazmend Muhaxheri i LDK-së dhe Taulant Kelmendi nga LVV.
Si rrjedhojë tashmë kanë nisur edhe diskutimet për koalicione në mënyrë që të kenë mbështetje më të madhe në raundin e balotazhit.

Një takim i tillë është zhvilluar sot mes kandidatit të LVV-së për kryetar të Pejës, Taulant Kelmendi dhe kandidatit të AAK-së për Prishtinë, Bekë Berisham, njëherit deputet i Kuvendit të Kosovës.
“Takimi me deputetin Bekë Berisha ishte për kafe në vend publik dhe është e natyrshme të folët për tema politike”, u shpreh Kelmendi.
Ai i shtoi se u kanë bërë ftesa për bashkëpunim të gjitha subjekteve politike, përveç Listës Serbe.
“Ftesën për bashkëpunim në Pejë e kemi bërë publike për të gjitha subjektet politike përveç Listës Serbe, të na bashkohen për ndryshimin e qeverisjes në Pejë”, u shpreh Kelmendi.
Të tjera
Agim Bahtiri bën thirrje për unitet: “Të bëhemi bashkë, armiku na do të përçarë”
“Xhafer Tahiri dha mësim për patriotizëm – e kuptoi lojën e SHIK-ut dhe goditi”
Coronavirusi, a duhet t’i lini fëmijët tuaj të luajnë me fëmijë të tjerë?