Roza Lati festoi dy ditë më parë ditëlindjen dhe mblodhi në një darkë gjithë banorët e BBV3, me të cilët ruan raporte të mira. Ajo që u vu re ishte mungesa e Rike Roçit, e cila ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Rozën si para BBV, edhe gjatë eksperiencës së tyre në reality show.
Mirëpo, mungesa e Rikes në festë dhe mungesa e një urimi publik nga ana e saj për Rozën, ngritën dyshimet se miqësia mes tyre është krisur.
Dje, Rikja u pyet në “Top Arena” nëse ka ndodhur diçka mes saj dhe Rozës. Ajo i hodhi poshtë zërat duke thënë se e ka shumë xhan dhe shoqe Rozën dhe e ka uruar privatisht, pavarësisht faktit që nuk ishte prezente tek ditëlindja e saj.
Arsyeja e mungesës së Rikes ishin disa angazhime të saj.



Të tjera
Zgjodhëm dialogun, përçarja pa debat dhe demokraci është dëm
Ministria e Shëndetësisë reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm
Një grua e zgjuar ndikon pozitivisht në shëndetin e mashkullit