Prej ditësh në mediat online ka qarkulluar një lajm që ka ngjallur kureshtje dhe komente të shumta në rrjete sociale: thuhet se ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Vesa Vllasaliu, është shtatzënë.
Raportimi u bë nga “Prive” në Klan Kosova, ku në një material të dedikuar u pohua se bukuroshja nga Gjilani është disa muajshe shtatzënë, edhe pse më parë ajo vetë e kishte mohuar një gjë të tillë.
Përmes një videoje të shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram, ajo shihet teksa filmon veten dhe thekson barkun, si për të vënë në pah se nuk ka asnjë ndryshim të dukshëm fizik.

Nga ana tjetër asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar publikisht lidhjen, duke e mbajtur raportin e mundshëm larg syrit të publikut.
Rikujtojmë se Vesa u bë e njohur për publikun e gjerë pas pjesëmarrjes në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova, ku u vlerësua për karakterin e saj të drejtpërdrejtë dhe natyrën karizmatike.
Pas daljes nga shtëpia më e famshme në vend, ajo ka qëndruar vazhdimisht në vëmendjen e mediave, duke u shndërruar në një prej personazheve më të ndjekur.
Të tjera
Çka mendon Gërvalla për Rexhep Selimin – mohon të ketë bashkëpunuar me Gjykatën Speciale
Protestojnë 6 redaktorë të RTK-së, Menaxhmenti: Nesër dalim me qëndrim
Rusia, Kina e Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin – Kosova nuk flirton me fuqi malinje