Policia ka reaguar mbi operacionin e zhvilluar në Sierra Leone, ku u riatdhesua një i ri shqiptar. Sipas saj, ai është rrëmbyer në shtetin afrikan, por ka arritur të largohet dhe ka kërkuar ndihmën e të ëmës, e cila ka lajmëruar autoritetet shqiptare. Policia ka dërguar më pas një grup special atje.
“Bazuar në informacionin e marrë nga komunikimi mes MEPJ-së dhe Policisë së Shtetit, rezultonte se 19 vjeçari ndodhej në gjendje të rënduar emocionale dhe për të mundësuar kthimin e tij në Shqipëri, ishte e nevojshme ndërhyrja e oficerëve të specializuar të Policisë së Shtetit për ta shoqëruar nga qyteti Freetoën në Tiranë”, shprehet policia.
Njoftimi i policisë
Finalizohet me sukses operacioni i ndihmës dhe riatdhesimit nga Sierra Leone drejt Shqipërisë i një 19 vjeçari.
Bazuar në informacionin e marrë nga komunikimi mes MEPJ-së dhe Policisë së Shtetit, rezultonte se 19 vjeçari ndodhej në gjendje të rënduar emocionale dhe për të mundësuar kthimin e tij në Shqipëri, ishte e nevojshme ndërhyrja e oficerëve të specializuar të Policisë së Shtetit për ta shoqëruar nga qyteti Freetoën në Tiranë.
Menjëherë, Policia e Shtetit organizoi punën për dërgimin e punonjësve të Policisë (nga Interpol Tirana dhe nga Reparti Special RENEA) në Sierra Leone, me qëllim shoqërimin e 19-vjeçarit, duke bashkëpunuar ngushtësisht me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për procedurat e pajisjes me vizë hyrëse dhe me oficerin e kontaktit të Policisë së Shtetit të atashuar pranë Ambasadës shqiptare në Londër/Mbretëria e Bashkuar.
Oficerët e Policisë së Shtetit udhëtuan drejt Sierra Leone, ku zhvilluan takim me përfaqësues të Interpol Freetoën, dhe pas koordinimit të nevojshëm, u mundësua udhëtimi i 19 vjeçarit drejt Shqipërisë, i cili është realizuar pa asnjë problem.
Nëna e 19 vjeçarit ka falënderuar Policinë e Shtetit dhe MEPJ-në për kthimin e djalit në Shqipëri.
Policia e Shtetit falënderon homologët për bashkëpunimin, ndihmën dhe mbështetjen gjatë këtij operacioni ndihme dhe riatdhesimi.



Të tjera
Karota parandalon kancerin
Pesë shenja që tregojnë se duhet të eliminoni glutenin nga dieta juaj
5 trika psikologjikë që jua stërvisin trurin për të qenë inovativ