“U zgjuam dhe kuptuam që nuk është ëndërr” – Ekonomia Online

“U zgjuam dhe kuptuam që nuk është ëndërr”

Kosova ka shkruar historinë! Pas një serie performancash të jashtëzakonshme, “Dardanët” kanë siguruar për herë të parë vend në fazën e play-offit për Kupën e Botës 2026. Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Federata e Futbollit e Kosovës shprehu emocionin dhe krenarinë për këtë arritje historike, duke u bërë thirrje tifozëve të festojnë momentin.

“Mirëmëngjesiii!  U zgjuam dhe kuptuam që nuk është ëndërr… Kosova është në PLAY-OFF për Kupën e Botës 2026!  Krenari e pafund për djemtë tanë! ” – thuhet në postimin e Federatës në rrjetet sociale.

Ky arritje historike vjen pas një serie performancash impresive nga Kombëtarja, duke përfshirë fitore vendimtare ndaj Sllovenisë që e vendos Kosovën në vendin e dytë në Grupin B të kualifikimeve, vetëm tre pikë prapa Zvicrës. Me këtë rezultat, Dardanët janë të vendosur për të luftuar në ndeshjen e fundit kualifikuese për një vend direkt në Botëror, edhe pse skenari i mundësisë për të kaluar si e para kërkon një fitore me diferencë të lartë golash.