Kosova U21 ka humbur në shtëpi nga Spanja U21 në kualifikueset për Kupën e Botës.
Spanjollët kaluan në epërsi përmes Joel Roca-s në minutën e 11-të.
Po 11 minuta më vonë Dardanët barazuan përmes një supergoli të Arianit Hasanit.
Sidoqoftë, spanjollët u kthyen në epërsi në minutën e 70-të falë golit të Iker Bravos.
Rezervisti Adrian Nino vulosi fitoren e Furisë së Kuqe në minutën e 95-të.
Pas dy xhirosh, Kosova ndodhet e katërta në grupin A me një pikë.


Të tjera
Kur do të merret vendimi për dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit? – Flasin nga Gjykata Kushtetuese
Pesë të vr@rë për shtatë ditë
Si të bëheni një “femme fatale”?