Një ndryshim i madh mund të ndodhë në Ligën e Kampionëve, pasi UEFA ka nisur negociata ekskluzive me Nike për furnizimin e topave zyrtarë nga viti 2027 deri në 2031.
Nëse marrëveshja finalizohet, ajo do t’i japë fund partneritetit mbi 20-vjeçar me Adidas, topi i së cilës është kthyer në simbol të kësaj gare që nga viti 2001.
Ndryshimi pritet të përfshijë edhe kompeticione të tjera si Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës, duke shënuar një fitore të madhe tregtare për Nike dhe një kthesë të rëndësishme në imazhin e futbollit evropian.



Të tjera
Kurti: Jetët e dhëna për çlirimin e Kosovës janë në themelet e lirisë
Dështon armëpushimi për Pashkë, Ukraina e Rusia akuzojnë njëra tjetrën
Kaq para i fituan mbrëmë Fury dhe Makhmudov