Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, e ka vlerësuar paraqitjen e jashtëzakonshme të kombëtares së Kosovës, pas fitores së madhe kundër Suedisë në Gothenburg.
Dardanët mbrëmë mundën Suedinë, me rezultat 1-0, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Në një postim të veçantë në faqen zyrtare të saj në “Instagram”, UEFA ka ndarë emocionin e këtij suksesi historik.
“Fitore e madhe për Kosovën në Gothenburg”, shkruan UEFA.
Ky reagim i UEFA-s vjen pas një performance të shkëlqyer të “Dardanëve”, të cilët me shpirt garues dhe vendosmëri arritën një triumf që i forcon edhe më shumë në garën për kualifikim drejt Botërorit 2026.



Të tjera
Një gotë ujë esëll në mëngjes, përfitime të jashtëzakonshme
Këtë çaj nuk duhet ta pini para gjumit
Këshilla kundër dhjamit në bark