Kapiteni i Spanjës, Alvaro Morata dhe shoku i tij i skuadrës, Rodri, janë suspenduar për një ndeshje nga UEFA pasi kënduan “Gjibraltari është Spanjë” gjatë festimeve të fitores së tyre në Euro 2024.
Federata e Futbollit e Gjibraltarit (GFA) bëri një ankesë zyrtare për festimet ndaj organit drejtues të futbollit evropian para se dyshja të akuzohej.
UEFA tani ka pezulluar Morata dhe Rodri “për mosrespektim të parimeve të përgjithshme të sjelljes.
Këndimi ndodhi përballë dhjetëra mijëra tifozëve spanjollë në Sheshin Cibeles, Madrid më 15 korrik, ndërsa lojtarët festonin fitoren e tyre 2-1 në finalen e Euro 2024 kundër Anglisë.
Ata janë ndaluar për ndeshjen e radhës të Spanjës, e cila është kundër Serbisë të enjten, më 5 shtator.
Gjibraltari është një enklavë në majën jugore të Spanjës që ka qenë nën sundimin britanik që nga shekulli i 18-të, dhe Spanja prej kohësh ka kërkuar kthimin e saj.
Federata e Futbollit e Gjibraltarit u ankua për sjelljen e Spanjës, duke thënë se kishte “vënë re natyrën jashtëzakonisht provokuese dhe fyese të festimeve rreth ekipit kombëtar të meshkujve spanjoll që fituan Euro 2024”.
Gjibraltari ka qenë anëtar i plotë i UEFA-s që nga viti 2013.



Të tjera
Katër këshilla për ta mbajtur diabetin në kontroll
Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog
Shpallen të pafajshëm Haxhiu dhe të tjerët për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës pas 10 vitesh