Kompania Rajonale e Ujësjellësit `Prishtina`, ka ripërsëritur thirrjen që qytetarët, të cilët furnizohen me ujë nga Liqeni i Badocit, të mos e përdorin ujin për pije për shkak të gjendjes aktuale me `Mangan`.
Në njoftim thuhet se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka theksuar se ndotja e ujit me mangan është ndotje kimike dhe se vlimi i ujit nuk e eliminon manganin.
IKSHPK-ja ka sforcuar kontrollin e cilësisë së ujit të pijshëm si dhe bashkëpunimin me KRU ‘Prishtina’ për të siguruar ujin cilësor për qytetarët.
Gjithashtu, për të siguruar furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për zonat e prekura (sipas hartave të prezantuara), KRU ‘Prishtina’, ka thënë se do të ofrojë ujë përmes autoboteve, në përputhje me orarin e përcaktuar dhe të prezantuar nga kompania.



Të tjera
Të jesh pak egoist është mirë
Vetëm 37% e zyrtarëve kanë deklaruar pasurinë
Sa duhet të qëndroni në diell nëse keni mungesë të vitaminës D?