Në kazermën “Ushtarët e NATO-s” në Istog, është përmbyllur gara tradicionale “Ujku Garues 2025”, aktivitet që e realizon Komanda e Forcave Tokësore (KFT), ku marrin pjesë ekipe nga njësitë e FSK-së, këtë vit pjesëmarrës në garë ishin 21 ekipe.
Sipas një njoftimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se garën e ka fituar, Policia Ushtarake e FSK-së, dhe është shpërblyer me vendin e parë.
Ndërsa siç thuhet në njoftim vendi i dytë i takoi Kompanisë B nga Regjimenti i Parë i Këmbësorisë dhe vendi i tretë shkoi për Kompaninë MB nga Regjimenti i Parë i Këmbësorisë.
“Gara ‘Ujku Garues’ për herë të parë është mbajtur në vitin 2015 si rezultat i shkëmbimit të përvojave mes nënoficerëve të FSK-së dhe atyre të kontigjentit Slloven. Garën e karakterizon aspekti organizativ, vlerësues, shpirti garues, profesionalizmi dhe angazhimi maksimal i ekipeve”, thuhet në postim.
Të tjera
Kim Jong Un shpall inteligjencën artificiale, “armën” e re të Koresë së Veriut
Tre avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore
Inteligjenca irakiane shpëton liderin e Sirisë, planifikuan ta vrisnin ish-shokët e organizatës al-Saraa