Ukraina goditi të dielën me dronë një termocentral të madh në rajonin e Moskës, duke shkaktuar një zjarr dhe duke detyruar ndezjen e energjisë rezervë dhe vendosjen e njësive të lëvizshme të ngrohjes, tha guvernatori i rajonit të Moskës.
Dronët ukrainas goditën të dielën termocentralin Shatura, rreth 120 km në lindje të Kremlinit, tha guvernatori i rajonit të Moskës, Andrei Vorobyov, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
“Disa nga dronët u shkatërruan nga forcat e mbrojtjes ajrore. Disa prej tyre ranë në territorin e stacionit. Një zjarr shpërtheu në objekt. Tani është lokalizuar”, tha Vorobyov.
Tre transformatorë në termocentral, secili me një sipërfaqe prej rreth 65 metrash katrorë, u përfshinë nga flakët, sipas gazetës Kommersant, e cila citoi ministrinë e emergjencave.



Të tjera
Osmani takon përfaqësuesit e NATO-s, vlerëson rolin e NALT-it për FSK-në
Kreu i OKB-së nis një “udhëtim solidariteti të Ramazanit” në Turqi
Irani nis su*lme të reja me r@keta ndaj Izr@elit, një r@ketë bie pranë Kudsit