Ukraina ka lëshuar rreth 300 dronë drejt Rusisë gjatë natës. Në fillim u raportua për 100 dronë të lëshuar, por Ministria e Mbrojtjes e Moskës tani e ka përditësuar këtë shifër në 296.
Sipas mediave të huaja, të cilat citojnë Ministrinë ruse të Mbrojtjes, dronët u rrëzuan në 13 rajone.
Më parë, ministria ruse tha se mbrojtja e saj ajrore shkatërroi 112 dronë ukrainas në një sulm tre-orësh.
Sulmi i madh ukrainas vjen pasi Rusia nisi tre netë me sulme ajrore masive në Ukrainë gjatë fundjavës, duke vrarë të paktën 12 persona.
Të dielën, Rusia nisi sulmin e saj më të madh me dronë të luftës trevjeçare, duke qëlluar 355 dronë në Ukrainë, shkruan A2 CNN.Rritja e bombardimeve të Ukrainës nga Rusia gjatë fundjavës shkaktoi një një reagim të fortë nga Presidenti Donald Trump, i cili tha se Vladimir Putin ishte “çmendur plotësisht”.
Të tjera
Sonte Shqipëria-Letonia, kuqezinjtë gati, në Tiranë luhet “finalja”
Po synohet që për një nënkryetar të bllokohet shteti
Parlamenti Evropian për situatën në Serbi