Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka reaguar ashpër ndaj ultimatumit 48-orësh të Donald Trump ndaj Iranit, duke e cilësuar situatën si një nga momentet më të rrezikshme për SHBA-në dhe stabilitetin global, transmeton Kosova Post.
Sipas Clinton, kërcënimi për të goditur infrastrukturën energjetike iraniane mund të prekë miliona civilë, të rrisë ndjeshëm çmimet e naftës dhe të përshkallëzojë konfliktin në një luftë të pakontrollueshme rajonale. Ai theksoi se një vendim i tillë nuk është miratuar nga Kongresi, duke ngritur shqetësime serioze për shkelje të procedurave demokratike.
Clinton kritikoi mënyrën e shpalljes së ultimatumit, duke thënë se vendime të tilla nuk mund të merren përmes rrjeteve sociale pa konsultim me aleatët dhe institucionet shtetërore.
Ai paraqiti tre skenarë të mundshëm: një tërheqje të pjesshme të Iranit, një sulm amerikan me pasoja të rënda për rajonin, ose dështim të SHBA-së për të vepruar që do të dëmtonte besueshmërinë e saj ndërkombëtare.
Në fund, Clinton u bëri thirrje institucioneve amerikane dhe qytetarëve që të kërkojnë transparencë dhe respektim të Kushtetutës, duke theksuar se fuqia e vërtetë e Amerikës qëndron te ligji, aleancat dhe përgjegjshmëria demokratike.



Të tjera
Kështu duket vjeshta nëpër vende të ndryshme në botë
“Ultimatumi i Trump mund të ketë pasoja katastrofike”
Kështu e eliminoni stresin