Trumpi, thirrje Iranit: Bëjeni marrëveshjen bërthamore para se të jetë vonë

Ultimatumi i Trumpit trondit kontinentin: Europa përgatitet për betejë

Udhëheqësit europianë thonë se kërcënimet amerikane rrezikojnë marrëdhëniet transatlantike.

Udhëheqësit europianë kanë paralajmëruar presidentin amerikan Donald Trump se plani i tij për të vendosur tarifa doganore derisa të marrë kontroll të plotë mbi Grenlandën do të dëmtojë seriozisht marrëdhëniet mes Europës dhe Shteteve të Bashkuara, shkruan Channel 4 News.

Kryeministri britanik Keir Starmer e cilësoi këtë nismë si “krejtësisht të gabuar”, ndërsa kryeministrja e Danimarkës deklaroi se “Europa nuk do të shantazhohet”, duke refuzuar hapur presionin amerikan.

Ndërkohë, ambasadorët e të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian janë mbledhur në një takim urgjent në Bruksel për të diskutuar reagimin ndaj kërcënimit të Trumpit për tarifa mbi çështjen e Grenlandës.

Presidenti francez Emmanuel Macron la të kuptohet se BE-ja mund të përdorë për herë të parë mekanizmin “kundër shtrëngimit”, një instrument që i lejon bllokut europian të vendosë kundërmasa ekonomike dhe të kufizojë importet e mallrave dhe shërbimeve nga vendet që ushtrojnë presion politik.

Këto zhvillime tregojnë për përshkallëzim të tensioneve mes SHBA-së dhe Europës, ndërsa liderët europianë kërkojnë unitet dhe qëndrim të fortë përballë presionit amerikan.