Özkan Ulutaş, komandant i misionit të udhëhequr nga NATO-KFOR, ka pritur shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali, në selinë e KFOR-it, në Camp Film City, Prishtinë. Ata biseduan për sigurinë në Kosovë, transmeton KosovaPost.
Përmes një njoftimi për medie, KFOR bën të ditur se vizita ofroi një mundësi të vlefshme për të shkëmbyer pikëpamje mbi situatën e sigurisë në Kosovë.
“Gjeneral Ulutaş theksoi përkushtimin e KFOR-it për krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Tutje komandanti i KFOR-it, Özkan Ulutaş, theksoi përkushtimin e KFOR-it për krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.



Të tjera
Shega, fruti që parandalon plakjen e parakohshme
Komandanti i FSK-së priti në takim Rreshter Majorin Komandues të Gardës Nacionale të Ajovës
Irani pranon kërkesën e OKB-së për kalim të sigurt humanitar përmes Ngushticës së Hormuzit