Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka pritur në Prishtinë gjeneralmajorin Alexandros Koufopoulos, komandant i Divizionit të 2-të të Këmbësorisë së Mekanizuar të Greqisë, me të cilin ka diskutuar për situatën e sigurisë në rajon dhe rolin e KFOR-it në Kosovë, transmeton KosovaPost.
Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka pritur në selinë e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë gjeneralmajorin Alexandros Koufopoulos, komandant i Divizionit të 2-të të Këmbësorisë së Mekanizuar të Forcave të Armatosura të Greqisë.
Sipas njoftimit të KFOR-it, takimi u përqendrua në situatën e sigurisë në rajon, ndërsa Ulutash riafirmoi përkushtimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe transparente.
Po ashtu, ai shprehu mirënjohje për kontributin e kahershëm të Greqisë në misionin e KFOR-it.



Të tjera
Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë
Pse duhet të udhëtoni sa më shumë
Viniciusi e lavdëron Yamalin, pas veprimit të këtij të fundit në stadiumin e Atleticos