Ulutash pret Sorensenin e Barbanon, flasin për sigurinë dhe dialogun

Ulutash pret Sorensenin e Barbanon, flasin për sigurinë dhe dialogun

Komandanti i KFOR’it, Ozkan Ulutas, ka pritur në takim dje Emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen dhe Shefin e EULEX’it, Giovanni Pietro Barbano.

Sipas KFOR-it,  takimi u fokusua në situatën e sigurisë në Kosovë, stabilitetin rajonal dhe mbështetjen e vazhdueshme të KFOR-it për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, shkruan KosovaPost.

“Gjeneral Major Ulutaş theksoi përkushtimin e KFOR-it ndaj misionit të tij të mandatuar nga OKB-ja dhe ndaj bashkëpunimit të vazhdueshëm me Bashkimin Evropian dhe partnerët e tjerë. Vizita nënvizoi përkushtimin e gjatë dhe të qëndrueshëm të NATO-s dhe BE-së për të punuar krah për krah me qëllim forcimin e një mjedisi të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftim.