Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash ka takuar Gian Franco Saba, Kryepeshkop i Ordinariatit Ushtarak të Italisë të Kishës Katolike Romake, transmeton KosovaPost.
Takimi u zhvillua me rastin e përshëndetjeve të tij për Pashkët për kontingjentin italian.
Sipas njoftimit të KFOR-it, ky takim i dha komandantit një mundësi të vlefshme për të përshkruar situatën në rajon dhe për të theksuar rëndësinë e udhëzimit shpirtëror dhe fetar brenda KFOR-it.
“Gjeneral Major Ulutash nënvizoi se KFOR-i inkurajon dialogun midis të gjithë përfaqësuesve fetarë në Kosovë për të promovuar paqen, bashkëpunimin dhe progresin për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim të KFOR-it.



Të tjera
Mbi 50 vjeç, keni nevojë për këtë vitaminë
FIFA vlerëson rritjen historike të Kosovës në ranglistën botërore
Njerëzit mbi 40 vjeç duhet të punojnë vetëm 3 ditë në javë