Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka publikuar një fotografi me gruan e tij, Jill, pasi u diagnostifikua me kancer të prostatës.
Pasi u diagnostifikua me kancer, ish-presidneti i SHBA-së, JoeBiden ka theksuar se është i fortë.
“Kanceri na prek të gjithëve. Ashtu si shumë prej jush, edhe unë dhe Jill kemi mësuar se jemi më të fortë në vendet e thyera”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Ai i ka falënderuar edhe njerëzit që treguan mbështetje ndaj tij. “Faleminderit që na ngritët me dashuri dhe mbështetje”, ka shkruar Biden.
Të tjera
Diplomojnë 150 studentë në ‘Kadri Zeka’, Kurti: Festojmë fuqinë e dijes
Skandal në Komunën e Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza shkarkon drejtorin e Kulturës për dyshime të rënda korrupsioni
Për ushtrinë do të ndahen mbi 1 miliard euro