Pas vrasjes së Gjyljeta Ukellës, për herë të parë ka folur djali i axhës së saj, Shpat Ukella ku më 16 prill të këtij viti bëhen 1 vit nga ndarja e saj.
Ukella gjatë emisionit ka rrëfyer se si fëmijët e saj e kishin kuptuar vrasjen dhe se asnjëri nga fëmijët e saj nuk e dëshirojnë babain por vetëm Gjyljetën.
“Paulina vajza e madhe realisht e ka ditë, Tara e ka pa vajza e dyt, djali nuk e ka pa dhe nuk e ka ditë se na jena mundu pak me i thanë që ka shku ne Gjermani tash kthehet, e ni ditë tha un e di qka ka ndodh djali, po veq ni sen du me cek që bohet 1 vjet tha asnjoni fëmijë asnjëherë nuk thotë po e du babin po po du nanën”, u shpreh Ukella në emisionin Zgjohu.
Tutje ai gjatë emisionit u shpreh se të gjithë familjarët po mundohen ta shuajnë dhimbjen e saj për fëmijët duke u munduar që ti rrijnë pranë njëri tjetrit dhe të i shkollojnë ata në mënyrën më të mirë.
Edmond Lajqi e qëlloi atë me një plumb në ballë ku pas krimit, ai u vetëdorëzua në polici, duke pranuar veprën dhe duke kërkuar ndihmë për fëmijët e tij
Të dy kishin tre fëmijë dhe ajo punonte si asistente e stomatologjisë në QKMF në Pejë, ndërsa ai ishte i papunë për 15 vite.



Të tjera
Ballkani në epërsi të dyfishtë ndaj Dritës
Studimet më të reja tregojnë përse nuk do të duhej të nxirrni dhëmballët
“Kemi shumë mall dhe krenari për ty”