Këshilli Studentor i Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Prishtinës në bashkëpunim me “International Maarif School of Kosova” kanë mbajtur aktivitet në Prishtinë në shënim e 3 Dhjetorit – të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta.
Aktiviteti u mbajt me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për fëmijët me nevoja të veçanta, përfshirja e tyre në shoqëri dhe forcimi i ndjeshmërisë ndaj kësaj kategorie.
Në aktivitetin e mbajtur në amfiteatrin e Fakultetit të Edukimit të Universitetit “Hasan Prishtina”, morën pjesë Mehmet Nedim Aslan, përfaqësuesi i Fondacionit Turk Maarif (TMV) në Kosovë; Kyvete Shatri, prodekane e Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Prishtinës; Drita Dushi, drejtoreshë e Qendrës së Mësimit dhe Këshillimit “Përparimi” dhe të ftuar të tjerë.
Përfaqësuesi i Fondacionit Turk Maarif (TMV) për Kosovën, Mehmet Nedim Aslan deklaroi se Shkollat Maarif synojnë të nxisin një shoqëri ku të gjithë kanë mundësi të barabarta. Ai tha se nxënësit e Maarifit tregojnë solidaritet dhe vlera njerëzore duke u dhuruar dhurata simbolike bashkëmoshatarëve të tyre.
“Me këtë rast, shpreh mirënjohjen time të sinqertë mësuesve tanë, familjeve dhe të gjithë palëve të interesuara që punojnë shumë për arsimimin dhe zhvillimin e nxënësve tanë me nevoja të veçanta arsimore. Ne përsërisim angazhimin tonë për të punuar së bashku për të ndërtuar një shoqëri më gjithëpërfshirëse, të arritshme dhe të barabartë”, tha Aslan.
Prodekanja e Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Prishtinës, Kyvete Shatri tha se përmes aktiviteteve si kjo mund të promovohet mbështetja, ndërgjegjësimi dhe mbështetja. Ajo tha se programi i përgatitur është dëshmi e një angazhimi dhe talentit të nxënësve të shkollave Maarif dhe studentëve të UP-së.



Të tjera
Pirja e duhanit shkakton dhimbjen e shpinës
Si të ndaloni së ngrëni thonjtë
Katër mënyra për ta kuruar shpejt mykun e gojës