Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputeti Uran Ismaili ka ndarë një moment simbolik teksa po udhëtonte nga Haga drejt Prishtinës, duke ndjekur në telefon ndeshjen vendimtare Kosovë–Turqi për kualifikim në Kampionatin Botëror.
Në një postim në rrjete sociale, Ismaili ka theksuar se, pavarësisht rrugës dhe distancës, mendja dhe zemra e tij janë me futbollistët e Kosovës në fushë.
“Rrugës nga Haga në Prishtinë, por me zemër te djelmoshat tanë në fushë. Nuk ka rrugë që i ndalë shqiptarët sot të festojnë ndeshjen historike të Kosovës ”, ka shkruar ai.
Postimi i tij vjen në një moment të rëndësishëm për futbollin kosovar, teksa Kombëtarja synon një arritje historike drejt Botërorit, duke mobilizuar tifozë kudo që ndodhen – në stadium, në shtëpi apo edhe në rrugë. Në fund të mesazhit të tij, Ismaili ka shtuar thirrjen emocionale: “Hajde shqipeee!



Të tjera
I puth të gjithë në ballë
Urimi i Erdoganit për Turqinë pas kualifikimit në Botëror
Konsumoni çdo ditë nga një lugë mjaltë herët në mëngjes