Uria vret edhe 3 palestinëz

Uria vret edhe 3 palestinëz

Tre palestinezë të tjerë kanë vdekur nga uria në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, mes një bllokade izraelite.

“Spitalet regjistruan tre viktima në Gaza në 24 orët e fundit si pasojë e urisë dhe kequshqyerjes”, tha Ministria e Shëndetësisë e Gazës.

Vdekjet e reja e çuan në 162 numrin e përgjithshëm të viktimave nga uria që nga tetori i vitit 2023, përfshirë 92 fëmijë.

Javën e kaluar, Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së (WFP) paralajmëroi se një e treta e popullsisë së Gazës kishte mbetur pa ushqim për disa ditë me radhë për shkak të rrethimit izraelit.

Sipas vlerësimeve të WFP-së, një në katër palestinezë në Gaza përballet me kushte të ngjashme me urinë, ndërsa 100 mijë gra dhe fëmijë vuajnë nga kequshqyerje e rëndë.

Izraeli që nga 2 marsi ka mbyllur të gjitha pikat kufitare, duke bllokuar hyrjen e ndihmave humanitare dhe duke përkeqësuar gjendjen e mjerueshme në enklavë.

Zyrtarët palestinezë thonë se duhen të paktën 600 kamionë ndihme në ditë për të përmbushur nevojat e 2.4 milionë banorëve të territorit. /AA/