Ministrja e Jashtme e Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, tha se formimi i qeverisë në Kosovë është “një lajm i mirë për vendin dhe të gjithë rajonin”.
“Kosova tani mund të ecë përpara për të zbatuar reformat e BE-së dhe të përfitojë nga Plani i Rritjes, por edhe të arrijë përparim në dialogun Beograd-Prishtinë”, shkroi ajo.
Ajo uroi edhe homologun e saj, Glauk Konjufca, tha se pret “me padurim vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer” midis Austrisë dhe Kosovës.



Të tjera
Ramush Haradinaj jep dorëheqje nga kreu i AAK-së
Nuk jam kandidat për president të vendit
Përgjegjësia është themeli i qeverisjes sonë