Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar pas fitores së kombëtares turke ndaj Kosovës në finalen e play-off-it për Kupën e Botës 2026.
Ai e përgëzoi skuadrën për kualifikimin historik, pas 24 vjetësh.
Shefi i shtetit turk u shpreh krenar me këtë sukses.
Ai uroi suksese për ekipin në fazën e grupeve, ku Turqia pritet të përballet me Australinë, Paraguajin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Besojmë fuqishëm se djemtë tanë do ta përfaqësojnë me krenari flamurin tonë me gjysmëhënë dhe yll dhe do ta bëjnë kombin tonë krenar”, thuhet ndër të tjera në reagimin e presidentit turk.
Në fund të mesazhit, Recep Tayyip Erdogan, theksoi mbështetjen e tij për futbollistët, duke i përgëzuar për suksesin dhe duke u uruar fitore të reja.



Të tjera
Kjo humbje dhemb, por qëndrojmë me kokën lart
Shuhet ëndrra e Kosovës për në Botëror, Turqia fiton minimalisht 1-0
15 shenjat që tregojnë se partneri juaj po ju tradhton