Ish-gjyqtari tregon se çka do të ndodh pasi dështoi seanca për Konstituimin e Kuvendit

Ushtar i Sorosit, “Kalkulant ideologjik që nuk mendon për Kosovën”

Kadri Kryeziu ka kritikuar ashëpr kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku për qëndrimet e tij politike dhe refuzimin të bashkëpunojë me partitë e tjera shqiptare.

Ai në një postim në Facebook tha se Abdixhiku po bën kalkulime personale dhe jo në të mirë të vendit.

Postimi i plotë:

Një njeri që del në televizor e flet për parime, e pastaj i thotë Xhafer Tahirit “marrëveshjen mos e bëj publike”, nuk është gjë tjetër veçse dyfytyrësh, manipulator dhe egocentrik. Një tipik agjent i Sorosit, i dërguar për të krijuar mjegull e konfuzion.
Si mund ta durojë një parti e djathtë – një parti themeltare e shtetit të Kosovës – që të udhëhiqet nga një njeri i tillë, agjent i së majtës antikombëtare? Është vërtet mister.
Shpresoj që Besnik Berisha, kolegu im avokat, ta ketë suksesin e merituar në përpjekjen e tij për ta larguar Lumir Abdixhikun dhe për t’ia kthyer LDK-së dinjitetin që i takon.