Ushtarakja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Arbenita Haxholli, ka përfunduar me sukses Kursin e Karrierës për Kapiten (CCC) në Fort Lee, Virginia, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell KosovaPost.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haxholli, e cila ka theksuar se ky diplomim përfaqëson një ndjenjë të veçantë përmbushjeje për çdo ushtarak të FSK-së. Ajo ka nënvizuar se përfaqësimi i Kosovës dhe i ushtrisë së saj në arenën ndërkombëtare është një nder dhe përgjegjësi e madhe.
“Nuk ka ndjenjë më përmbushëse për një ushtarak të Forcës sesa mundësia për ta përfaqësuar Kosovën dhe ushtrinë e saj nëpër botë,” është shprehur Haxholli.
Diplomimi i saj në këtë kurs prestigjioz në SHBA konsiderohet një arritje e rëndësishme profesionale dhe një kontribut i drejtpërdrejtë në ngritjen e kapaciteteve dhe profesionalizmit të Forcës së Sigurisë së Kosovës,



Të tjera
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Këto janë punët më stresuese në botë
Pesëmbëdhjetë minatorë të vrarë nga greva ruse në Ukrainë, thotë kompania e energjisë