Ushtarët amerikanë në Komandën Rajonale Lindore të misionit KFOR, së fundmi u bashkuan me Shoqatën e Kërkim-Shpëtimit e Kosovës për një stërvitje tre-ditore.
Në njoftimin e misionit paqeruajtës u tha se kjo stërvitje kontribuon në mënyrë thelbësore në suksesin e përgjithshëm të KFOR-it.
“Partneritetet me elementët e reagimit ndaj emergjencave në Kosovë kontribuojnë në mënyrë thelbësore në suksesin e përgjithshëm të misionit të KFOR-it. Këto përpjekje kanë efekte afatgjata në mbështetjen e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, u tha në postimin e KFOR-it.



Të tjera
Sheshi “Isa Boletini” shndërrohet në qendër festive për fundvit
Ulutash pret në takim shefin e misionit të vëzhguesve të KiE-së
Propaganda nuk njeh kufij, Putini shfaqet për vit të ri në një film vizatimor për fëmijë