Ushtarët amerikanë dhe personeli mjekësor i Task Force, të caktuar në Komandën Rajonale-Lindje të misionit KFOR, të udhëhequr nga NATO, zhvilluan trajnim për Kujdesin Mjekësor Taktik ndaj të lënduarve në luftë dhe Combat Lifesaver në Kampin Bondsteel, Kosovë, transmeton KosovaPost.
Sipas KFOR-it, ky trajnim ka për qëllim rritjen e gatishmërisë mjekësore taktike dhe forcimin e marrëdhënieve profesionale mes forcave të NATO-s dhe institucioneve lokale të sigurisë, duke kontribuar në promovimin e sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në rajon.
“Këto iniciativa rrisin gatishmërinë taktike mjekësore dhe forcojnë marrëdhëniet profesionale mes forcave të NATO-s dhe institucioneve lokale të sigurisë – një faktor kyç për promovimin e sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në rajon,” theksohet në njoftimin e KFOR-it.



Të tjera
10 shenjat paralajmëruese të kancerit të qafës së mitrës që nuk duhet t’i injoroni
Vr@sja e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës duhet të ndriçohet dhe të ketë drejtësi
Amir Rrahmani i pafat, pëson lëndim ndaj Sassuolos