Ushtarët nga Kosova, Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kroacia, kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët me qëllim forcimin e aftësive ndërvepruese dhe operacionale, dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet forcave aleate dhe partnere, transmeton KosovaPost.
Kështu bëri të ditur Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjenerallejtënant Arben Kingji.
“Me këtë rast, shpreh urimet më të përzemërta për gjithë personelin e Forcave Speciale me rastin e 27-vjetorit të krijimit”, ka shkruar Kingji në Facebook.
“Forcat Speciale përfaqësojnë profesionalizmin, përkushtimin dhe dinjitetin më të lartë të Forcave të Armatosura dhe janë një burim krenarie kombëtare. Faleminderit për shërbimin dhe kontributin tuaj të çmuar në mbrojtje të sigurisë kombëtare dhe vlerave të Aleancës”.





Të tjera
Pija që shëron mbi 50 sëmundje
Qytetarët të largohen nga zymtësia dhe përçarja, të zgjedhin për zhvillim e stabilitet
Kosova Post raporton nga qendra më e madhe e votimit në Kosovë