Ushtarë të njësive turke të KFOR-it patrullojnë në zonat kufitare të Kosovës. Disa prej tyre mbajnë edhe armë kundër dronëve.
Fotot e publikuara dëshmojnë për rëndësinë që i jepet edhe mbrojtjes së hapësirës ajrore nga dronët. Sipas ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, Serbia në vazhdimësi shkel hapësirën ajrore të Kosovës me dronë. Ai tha se institucionet e Kosovës po i hetojnë rastet bashkë me misionin paqeruajtës KFOR dhe shërbime partnere. Ndërkohë, sipas drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka raste ku dronë të dyshuar se vijnë nga Serbia janë parë mbi pjesën veriore të Kosovës. Në këto raste informohet KFOR-i.





Të tjera
Kurti me turne vizitash, nga Çeku te Prebreza në Fushë Kosovë e më pas edhe te Meholli në Vushtrri
Si ta mbrojmë telefonin nga temperaturat e larta?
Mjekë të LDK-së e PDK-së po shpërndajnë vërtetime për votime me asistencë