Me nisjen e sezonit veror dhe rritjen e rrezikut të zjarreve, këshilltarët e Ushtrisë Amerikane po ndihmojnë Forcat Ajrore Shqiptare të zhvillojnë më tej aftësitë e tyre operacionale përmes trajnimeve të specializuara.
Në fokus të stërvitjeve, të zhvilluara në Bazën Ajrore të Farkës, është përmirësimi i reagimit ndaj zjarreve, përfshirë edhe përdorimin e “Bambi buckets”, pajisje ajrore të përdorura për fikjen e zjarreve në terrene të vështira.
“Sezoni veror ka filluar – këshilltarët e Ushtrisë Amerikane po ndihmojnë Forcat Ajrore Shqiptare të arrijnë potencialin e tyre maksimal përmes trajnimeve të specializuara për reagimin ndaj zjarreve, përfshirë edhe fikjen ajrore të zjarreve me “Bambi buckets.” Stërvitjet në Bazën Ajrore të Farkës theksojnë bashkëpunimin gjithnjë në rritje midis ushtrisë amerikane dhe shqiptare për të forcuar gatishmërinë rajonale ndaj situatave të krizës”, njofton Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.
Të tjera
Kosova duhet të përfshihet si anëtare
PZAP refuzon ankesën e Listës Serbe ndaj LVV-së për gjoja shkelje të Kodit të mirësjelljes
Konfiskohen pajisje elektronike, 14 telefona, 2 orë të mençura!