Ushtria izraelite arrestoi sot 16 gra palestineze gjatë bastisjeve ushtarake në qytetin Qalqilya të Bregut Perëndimor, thanë burimet lokale, raporton Anadolu.
Sipas infromacioneve që Anadolu ka marrë nga burimet lokale, shumica e grave të ndaluara “janë gra të të burgosurve të liruar ose të paraburgosura dhe nëna të palestinezëve të vrarë”.
Burimet theksojnë se forcat izraelite bastisën dhe kontrolluan disa shtëpi në qytetin Qalqilya dhe qytezat Azzun, Kafr Thulth dhe Sanniriya gjatë fushatës së tyre. Dy gra u liruan më vonë pasi u morën në pyetje nga forcat izraelite, thanë burimet.
Ushtria izraelite kryen bastisje pothuajse të përditshme në qytete dhe qyteza në të gjithë Bregun Perëndimor, të cilat Izraeli thotë se janë pjesë e “fushatat e sigurisë” që synojnë individët që i konsideron “të kërkuar”.
Të paktën 1.132 palestinezë janë vrarë dhe 11.700 të tjerë janë plagosur nga ushtria izraelite dhe kolonët e paligjshëm në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga shpërthimi i luftës në Gaza në tetor 2023, përveç arrestimit të rreth 22.000 njerëzve, sipas shifrave palestineze.
Në një vendim historik në korrik 2024, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e shpalli të paligjshëm pushtimin e territorit palestinez nga Izraeli dhe bëri thirrje për evakuimin e të gjitha vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.



Të tjera
Këshillat që një 60-vjeçare iu jep të rejave
Festojnë Ballkani e Drita, ndalet Llapi
Pranvera Hyseni shpërblehet me çmimin “Stephen E. Dwornik” në ShBA