Ushtria izraelite ka ndërmarrë një sulm të ri ajror në pjesën jugore të Rripit të Gazës, duke shënuar një shkelje tjetër të marrëveshjes së brishtë me Hamasin.
Hamasi e akuzon Izraelin si plotësisht përgjegjës për përshkallëzimin në Gaza dhe u bëri thirrje ndërmjetësve dhe garantuesve të marrin përsipër përgjegjësinë e tyre dhe të ushtrojnë presion të menjëhershëm mbi Izraelin për të ndaluar “masakrat” e tij kundër palestinezëve.
Që nga tetori i vitit 2023, Izraeli në sulmet vdekjeprurëse në Gaza ka vrarë të paktën 69 mijë palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe ka plagosur mbi 170 mijë të tjerë.
Lufta shkatërruese u ndal në bazë të një marrëveshjeje armëpushimi që hyri në fuqi më 10 tetor sipas planit 20-pikësh të presidentit të ShBA-së, Donald Trump./trt



Të tjera
Ju mpihen shpesh gjymtyrët? Ja arsyet
Haxhiu dhe Konjufca nderojnë vi*ktimat e m@sakrës së Podujevës
Vance mohon praninë afatgjate, thotë se çmimet e karburantit do të ulen