Opinionisti Labinot Balaj, nuk ka shpresë se të mërkurën, i mandatuari për kryeministër, Glauk Konjufca mund të votohet për të marrë mandatin për kryetar të ekzekutivit.
Ai në Rubikon të Klan Kosovës, ka deklaruar se nuk mund të pritet qeveri e re pa një palë zgjedhje të reja.
“Nuk ka marrëveshje LVV me ndonjë parti politike, të paktën nuk dihet publikisht, as ndonjë sekret publik nuk po qarkullon se ka mundësi që [votohet Konjufca]. Është utopike që ka me pas një qeveri, jo njëherë për një herë. Pas një procesi të ri elektoral nëse Albin Kurti ka gatishmërinë dhe bujarinë për me ia delegu mandatin. Nuk po paragjykoj rezultatet zgjedhor por referencë i kam dy parë zgjedhjet, por rezultati nuk do të ketë rezultatet drastik por ndonjë rritje 3-4 %, jo më shumë”, tha Balaj.



Të tjera
Fishekzjarrë, fishkëllima dhe nga një pikë për Kosovën e Zvicrën
Ushqimet më të mira që duhet ngrënë në vjeshtë
Mos bini pre e këtij mashtruesi