Nëse floku juaj duket pa jetë, atëherë duhet të shfrytëzoni fuqinë e vezës dhe vajit të ullirit me avokado.
Merrni një gjysmë të avokados dhe hidheni në mikser. Përziejeni mirë deri sa masa të jetë krejtësisht e butë dhe kremoze.
Shtoni një vezë dhe një lugë çaji me vaj ulliri.
Përziejeni sërish dhe më pas maskën hidheni në një enë tjetër.
Lajeni flokun me shampoo pa sulfat e cila do të pastrojë në thellësi skalpin nga papastërtitë, vajrat, zbokthi dhe qelizat e vdekura.
Vendoseni maskën në lëkurën e kokës dhe zbrisni poshtë në të gjithë gjatësinë e tij.
Pasi të keni lyer të gjithë flokun mblidheni atë dhe mbajeni maskën për pesë minuta.
Shpërlajeni mirë me ujë dhe thani flokët me peshqir, por jo me tharëse.



Të tjera
Katër modele të ushqyerjes së shëndetshme, jua zgjasin për 20 % jetën
Dënohet me 20 vjet bu*rgim gruaja që vr@u kunatin në Prishtinë
Kurti priti në takim përfaqësues të BERZh-it, flasin për zbatimin e Memorandumit të Mirëkuptimit