Në mëngjesin e kësaj të shtune, një valë e re sulmesh ka goditur Izraelin.
Sipas agjencisë iraniane Irna, raketat janë lëshuar nga kryeqyteti Teheran dhe nga Kermanshah, në Iranin perëndimor, drejt objektivave në zemër të Izraelit.
Sipas burimeve mediatike më shumë se 80 persona kanë mbetur të plagosur nga sulmet, tre prej të cilëve kanë ndërruar jetë nga plagët e marra.
Sipas The Times of Israel, disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.
Shpërthime janë dëgjuar në qiellin mbi Jerusalem, ndërsa një valë e re raketash iraniane u drejtua drejt Izraelit.
“Një breshëri shtesë raketash u lëshua drejt Shtetit të Izraelit”, thanë Forcat e Mbrojtjes të Izraelit në një deklaratë.
IDF më parë paralajmëroi për një seri të re sulmesh dhe tha se mbrojtjet e saj janë në funksion.
Të tjera
21-vjeçari godet me veturë 5 persona në parkun e Vitisë, njëri në gjendje të rëndë
Osmani dorëzon sot në Kushtetuese komentet për konstituimin e Kuvendit
“Nga hajdut kasetofonash, në kriminel që terrorizonte veriun”, pamje të reja brenda vilës gjashtë milionëshe të Milan Radoiçiqit, nga