E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn priti një grup të madh pjesëmarrësish aktualë dhe të mëparshëm të Laboratorit të Gazetarisë Investigative, një projekt i menaxhuar nga Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore (ACQJ) me mbështetjen e ambasadës së SHBA.
VanHorn u shpreh se, “është shumë e qartë se angazhimi që keni ndaj gazetarisë investigative këtu në Shqipëri është i rëndësishëm, se ju i kuptoni sfidat me të cilat do të përballeni çdo ditë në punën tuaj, por gjithashtu shihni vlerën e asaj që bëni”.
E Ngarkuara me Punë, VanHorn mirëpriti grupin e nëntë të programit dhe dëgjoi ndërsa ish-pjesëmarrësit me përvojë ndanin historitë e tyre profesionale dhe kontributet që ata kanë dhënë në gazetarinë investigative në Shqipëri.
Grupi i ri do të fillojë trajnimin së shpejti dhe pas disa javësh, do të përzgjedhë histori për t’i hulumtuar.



Të tjera
Këto ushqime ju ndihmojnë të mbroni imunitetin
Profesionet që bëjnë keq për zemrën
“Deklarata e Grenell për Kosovën, sikur ka folur Vuçiç”, Profesori: Ai paguhet nga Beograd”