Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka dalë me një status në rrjetet sociale pas konferencës për media të Arben Fetait dhe grupit të tij.
Taravari ka shkruar se ish-bashkëpartiakëve u është përzier ankthi me ndjenjën e fajit, teksa ua rikujton atyre zgjedhjet e tetorit.
“Ankthi është ndjesia më e keqe që përjeton njeriu… sidomos kur është i përzier me ndjenjë faji! Ne vazhdojmë më të qetë e më të sigurt se kurrë drejt fitores së tetorit, i cili është afër… shumë afër!”, ka shkruar Taravari.
Fetai: ASH ka mision përmirësimin e jetës së qytetarëve
Zëvendëskryeministri Arben Fetai në konferencë për media ju drejtua aktivistëve të ASH-së, duke thënë se kjo parti nuk është thjeshtë një parti, por një mision që ka qëllimin përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Fetai ka theksuar se ata nuk dorëzohen përballë pazareve të natës dhe nuk lejojnë që vota e qytetarëve të kontrabandohet.
“Vazhdojmë të punojmë aty ku merren vendime dhe bëhën ndryshime”, ka deklaruar Fetai. Ai ka theksuar se ata nuk janë për interesa personale por për të shndërruar premtimet në rezultate.
Fetai ka deklaruar se Qeveria është e përkushtuar në reforma dhe ASH ka rol kyçe në këtë, duke shtuar se grupi i Arben Taravarit po shndërrohen në “artanistë” duke u afruar me BDI-në.
“Më vjen keq për artanizimin që ka ndodhur me shokët tonë që flasin për valixhe duke dëshiruar largimin e shqiptarëve nga ky vend. E kam një porosi shumë të thjeshtë për kryetarin tim Arben Taravari: Unë valixhet i kam marrë për të ardhur nga Belgjika dhe nuk jam duke lëvizur nga këtu. Do të qëndrojmë dhe do ta bëjmë betejën për të cilën jemi zotuar, për të cilën si koalicion VLEN kemi fituar 107 mijë vota. Afrimi me BDI-në, fatkeqësishtë i çon në rrugën e artanizimit të cilin po e shfaqin për shkak të nervozes me të cilin janë përballur kur e shohin se në çdo degë në çdo forum partiak, qoftë te Forumi Rinor apo te i Gruas njerëzit janë duke i braktisur”, ka deklaruar Fetai.
Të tjera
Barcelona synon transferimin e Haaland
Theksohet mbështetja për sigurinë dhe dialogun
Operacion policor në Shtime, Lipjan e Drenas – Arr*estohen pesë persona, sekuestrohen ar*më, fi*shekë e telefona