Vdes ish-kryeprokurori, Ismet Kabashi

Ish-Kryeprokurori i Shtetit të Kosovës, Ismet Kabashi, është ndarë nga jeta të dielën, më 13 prill.

Lajmin për ndarjen nga jeta të Kabashit e kanë bërë të ditur familjarët e tij, të cilët njoftuan edhe për ceremoninë e varrimit.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të hënën, më 14 prill, në ora 16:20 në varrezat e Shipolit në Mitrovicë.
Ismet Kabashi ka qenë një figurë e rëndësishme në sistemin e drejtësisë në Kosovë, ku ka shërbyer si Kryeprokuror i Shtetit deri në gusht të vitit 2014.

Gjatë mandatit të tij, ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e institucioneve të drejtësisë dhe në bashkëpunimin me misionin e BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë (EULEX).

Sipas të dhënave në ueb-faqen e sistemit prokurorial, Kabashi ndër vite ka shërbyer në këto pozita:

1972-1973: Gjyqtar dhe Kryetar i Gjykatës në Gjykatën Komunale të Skenderajt;

1974-1975: Gjyqtar në Gjykatën Komunale në Mitrovicë;

1975-1978: Gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë;

1978-1986: Kryeprokuror Publik Komunal në Mitrovicë;

1986-1988: Zëvendëskryeprokuror Publik në Prokurorinë Publike të Qarkut në Prishtinë;

1988- 1990: Zëvendëskryeprokuror Publik në Prokurorinë Publike Krahinore;

1990- 1999: Avokat në Mitrovicë;

1999-2001: Kryeprokuror në Prokurorinë Publike të Qarkut në Mitrovicë;

2001-2004: Avokat në Mitrovicë;

2004-2010: Prokuror në Prokurorinë Publike të Kosovës;

2011-2014: Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës./Telegrafi/