Për vdekjen e Topanicës ka shkruar kryetari i Podujvës, Shpejtim Bulliqi, i cili thotë se kontributi i jashtëzakonshëm i saj në shpëtimin e jetëve dhe ndihma ndaj grave në kushte të rënda të asaj kohe do të kujtohet e vlerësohet gjithmonë.
“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të mamisë llapjane Sanije Topanicës, e cila është e njohur veçanërisht për humanizmin e treguar në kohë lufte duke ndihmuar shumë gra në lindjen e foshnjave, ka shkruar Bulliqi në Facebook.
“Shtëpia e zonjës Sanije në Podujevë ishte adresë e mijëra grave gjatë viteve 1990-1999. Ajo ishte adresë shpëtimi e grave shtatzëna edhe në kohë lufte duke asistuar në lindjen e mbi 180 foshnjave në ambulantën e fshatit Koliq dhe nën qiellin e hapur të maleve të Gollakut. Me punën dhe përkushtimin e saj zonja Sanije u bë simbol i humanizmit dhe guximit në kohët më të vështira. Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë komunitetit shëndetësor!”.



Të tjera
Ushqimet dhe veset e dëmshme për trurin
Arsyet pse njerëzit papritur humbasin interesin në ju
Mësoni se si t’i largoni papastërtitë nga lavatriçja