Medalisti olimpik i ski cross, Audun Groenvold, ka vdekur në moshën 49-vjeçare pasi u godit nga rrufeja, njoftoi të mërkurën federata norvegjeze e skive.
Groenvold fitoi medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike të Vankuverit 2010, shkruan CNN.
“Me trishtim të madh morëm lajmin për vdekjen e parakohshme të Audun Groenvold,” tha federata. “Ish-skiatori kombëtar alpin dhe atleti i ski cross u godit së fundmi nga rrufeja gjatë një udhëtimi”.
Federata tha se Groenvold “u dërgua shpejt në spital dhe mori trajtim për lëndimet që pësoi nga goditja e rrufesë” dhe më pas vdiq të martën në mbrëmje.
Groenvold ishte anëtar i ekipit alpin të skive të Norvegjisë përpara se të kalonte në stilin e lirë dhe ski cross. Ai pati një përfundim në podium si skiator alpin i Kupës së Botës, duke përfunduar i treti në një zbritje në Sierra Nevada, Spanjë, në vitin 1999.



Të tjera
Maska natyrale për flokë të djegur
“Çdo femër që punon, lekët duhet me ia dhënë burrit”, thotë Kreshniku i Dafinës!
Si t’i largoni qimet e fytyrës në kushte shtëpiake