Vd*es vëllai i Gjestit në ak*sident të rëndë trafiku në Pejë

Vd*es vëllai i Gjestit në ak*sident të rëndë trafiku në Pejë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Qungur të Pejës, ku një aksident trafiku ka rezultuar me fatalitet.

Sipas informacioneve të para, rreth orës 14:00 Policia është njoftuar për një përplasje ndërmjet një veture dhe një katërçikleti ku për pasojë, dy persona kanë mbetur të lënduar.

Mjeku që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e njërit prej tyre, i cili mësohet të jetë vëllai i Gjestit, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për trajtim urgjent në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe hetuesit e aksidenteve, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se:

“Rreth orës 14:00 policia është njoftuar për një aksident në Bllagajë të Pejës. Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një katërçikletë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me autoambulancë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi. Një tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim në emergjencën e Pejës.”